Fenerbahce merr vendim radikal për Superkupën e Turqisë, do të paraqitet kundër rivalit të përbetuar me ekipin U19

6 months ago 8

Fenerbahce ka vazhduar me vendimet që dolën nga Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e mbajtur të martën në stadiumin e klubit.

Zëvendës-presidenti i Fenerbahces, Erol Bilecik bën një deklaratë sot për media, ku njoftoi se drejtuesit dhe tifozët kanë vendosur njëzëri që të luajnë me ekipin U19 ndaj Galatasarayt në Superkupën e Turqisë.

Superkupa e Turqisë ishte planifikuar të mbahej para disa muajsh në Arabinë Saudite, por që klubet vendosën të mos luanin për shkak se në 100 vjetorin e shtetit të tyre, nuk u lejuan lojtarët të dinin në fushë me fanellat ku ishte fytyra e Ataturkut.

Pas disa zhvillimeve në futbollin turk, ku Fenerbahce pretendon shpesh se po dëmtohet nga gjyqtarët, ndërsa rivalët e tyre Galatasaray po ndihmon, ndodhi edhe sulmi në Trabzon, ku Fenerbahce fitoi 3-2.

Pas këtyre Fenerbahce kishte kërkuar shtyrje të datës së Superkupës së Turqisë, ndërsa po ashtu kishte kërkuar gjyqtarë të huaj për të drejtuar ndeshjen.

“Dje patëm një ditë historike. Ishin afërsisht më shumë se 24 mijë pjesëmarrës. Vendimi që morëm është të mos luajmë në ndeshje me ekipin e parë. Ne do të shkojmë në Superkupë me ekipin tonë U19”.

“Ne i dërguam një letër TFF (Federatës Turke të Futbollit) në orën 15.35. Ne thamë që nëse do ta shtyni Superkupën për një datë të mëvonshme dhe do të caktoni gjyqtarë të huaj, na tregoni. Ne kemi vendosur të shkojmë në Urfa me ekipin U19. Nëse nuk ka ndryshime deri nesër përgatitjet tona do të jenë siç tham”, ka thënë zëvendës presidenti i klubit Bilecik.

Başkan Vekilimiz Erol Bilecik açıklamalarda bulunuyor.

Canlı yayınla izlemek için 👇 https://t.co/bDqIWrShoO

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) April 3, 2024

Fenerbahce u ka kërkuar falje tifozëve në Urfa, duke thënë se këtë qytet do ta vizitojnë sa më shpejt që të jetë e mundur me skuadrën e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article