Ferdinand lavdëron një futbollist të Arsenalit pavarësisht humbjes nga Liverpooli: Ishte brilant

9 months ago 23

Rio Ferdinand beson se William Saliba e meriton të mbajë kokën lart pavarësisht humbjes 2-0 ndaj Liverpoolit në Kupën FA.

Arsenali është jashtë garës së Kupës, duke çuar në presion të jashtëzakonshëm ndaj Mikel Artetës.

Paraqitja e ekipit, në përgjithësi, ishte zhgënjyese, por mos lejoni që rezultati t’ju mashtrojë, francezi bëri një punë të shkëlqyer.

Legjenda e Man United tha në Vibe with Five se qendërmbrojtësi francez Saliba ishte fantastik ndaj The Reds.

“Mendoj se Saliba ishte brilant. Ai zhvilloi një ndeshje të madhe dhe ishte i vetmi që mundohej.

“Kai Havertz kishte disa shanse të mira. Ai që i erdhi nga Martin Odegaard, ai duhet ta kishte shënuar”, tha Ferdinand.

Humbja e Arsenalit nga Liverpooli erdhi kryesisht shkaku i mosefikasitetit të sulmuesve, pasi Topçinjtë krijuan disa raste të mira shënimi./Telegrafi/ 

Read Entire Article