Ferrari dominon provat në Formula 1, Leclerc niset nga vendi i parë, Verstappen përfiton nga penalizimi i Sainz

11 months ago 20

Ferrari dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Las Vegasit. Skuderia italiane dhuroi momente spektakolare në pistë, me Sharls Leklerk që ishte edhe ai më i shpejti. Piloti nga Monako fitoi pole-position, teksa e përshkroi distancën prej 6.2 kilometrash në kohën 1 minutë, 32 sekonda e 726 të qindat. Vetëm pak të qindat pas tij u rendit Carlos Sainz.

Spanjolli regjistroi kohën e dytë më të mirë, gjithsesi do të niset i 12-ti për shkak të ndryshimit të baterisë në makinën e tij. Në këtë situatë, përfiton Max Vershtapen. Kampioni i shpallur tashmë i botës do të niset i dyti për të synuar fitoren e 18-të në këtë sezon të Formula Një.

Rrjeshti i dytë i startit plotësohet nga Rasëll me Mercedes. Në 10 vendet e para janë Gasli, Albon, Sargant, Botas, Magnusen, Alonso dhe Hamilton. Gara zhvillohet të dielën në orën 7 të mëngjesit me orën tonë lokale.

Read Entire Article