Festa dhe gjestet e Dean Hujisen pas super golit të shënuar shkaktuan kaos – trajneri kundërshtarë thotë se donte t’ia jepte disa shuplaka

8 months ago 26

Eusebio Di Francesco e pranon se donte të godiste me shuplakë mbrojtësin e Romës, Dean Hujisen pas festimit të golit të tij, duke shtuar se ai është i ri, por nuk duhet t’i mungojë respekti për kundërshtarët dhe tifozët.

Hujisen vuri gishtin në gojë pasi festoi si Cristiano Ronaldo, duke iu drejtuar tifozëve të Frosinone, pasi kishte tension mes tyre dhe 18-vjeçarit, sepse ai refuzoi një transferim si huazim në këtë klub për t’u bashkuar me Giallorossët.

Festimi i golit të tij tronditi turmën vendase dhe Eusebio Di Francesco e fajësoi mbrojtësin në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Nel 2024 Allegri schiera titolare Alex Sandro contro l’Udinese

nel frattempo Huijsen : pic.twitter.com/4WOJwS6nzm

— miке (@chiccochiesa) February 18, 2024

“Doja të godisja Hujisenin sepse një lojtar i ri dhe mund të bëjë gabime, por nuk duhet të mungojë respekti”.

“Gjesti ishte i gabuar. Atij i mungonte respekti për ekipin kundërshtarë dhe tifozët”, ka thënë Di Francesco, duke e pranuar se ka dashur ta transferojë.

Daniele De Rossi i dha një mësim atij, duke e zëvendësuar në pjesën e dytë, pasi ai ishte i ndëshkuar.

“Ai do të mësojë, është shumë i ri. Nuk dua të qëndroj këtu duke mbajtur leksione. Ai nuk do ta bëjë më herën tjetër, ne mësojmë dhe rritemi”.

“Si fillim, ai do ta dijë se kjo festë është arsyeja që ai nuk mundi të luante pjesën e dytë, sepse u ndëshkua me karton të verdhë”, deklaroi De Rossi. /Telegrafi/

Read Entire Article