Festa e Abaz Aliut, Spiropali përshëndet pelegrinët: Vlerat bektashiane të mirësisë, shëndetit e paqes t’i bëjmë pjesë të jetës sonë.

2 months ago 11

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka përshëndetur sot pelegrinët në Malin e Shenjtë të Tomorit, për ditën e Festës së Abaz Aliut.

Spiropali shkruan se vlerat bektashiane të mirësisë, shëndetit e paqes t’i bëjmë pjesë të jetës sonë.

“Sot, në ditën e Festës së Abaz Aliut, shenjtit të adhuruar të besimtarëve bektashianë, përshëndes pelegrinët që janë ngjitur në Tyrben e Abaz Aliut dhe Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorit.

Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar.

Ky kremtim fetar është shndërruar tashmë në një koncert të madh popullor besimi, gëzimi, përkushtimi, shprese e mbrothësie.

Prej Baba Tomorit shpërndahen mesazhe mirësie, shëndeti e paqeje. Le t’i bëjmë këto vlera të komunitetit bektashian pjesë të vlerave e të jetës sonë”, shkruan Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article