Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Kanë qenë disa qytetarë ata që kanë njoftuar policinë, pasi vunë re praninë e shumë të rinjve pranë një pallati në Vicenza. Policia verifikoi menjëherë shtëpinë ku bëheshin “pazaret” për trafikimin e drogës, në të cilën jetonin dy shqiptarë.
Sipas medieve të huaja, shqiptarët ishin KE dhe KX, përkatësisht 55 dhe 38 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 8.50 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe lëndë prerëse, material ambalazhi, një peshore elektronike dhe shumën prej 2200 euro. /vizionplus.tv