VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, 7 emigrantët ilegalë dërgohen drejt kampit të Gjadrit

2 hours ago 26

Shtatë emigrantët e sjellë mëngjesin e sotëm në Lezhë kanë nisur të transportohen drejt kampit të Gjadrit mbrëmjen e sotme.

Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, nën kontrollin e autoriteteve italiane, por edhe atyre shqiptare.

Mëngjesin e sotëm 8 emigrantë të jashtëligjshëm mbërritën në Shqipëri, por një prej tyre do të kthehet drejt Italisë.

Arsyet për kthimin e tij nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që në vijim emigrantë të tjerë të mbërrijnë në territorin shqiptar në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali për procedimin e refugjatëve ilegalë të kapur në ujërat italianë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article