Në kuadër të festave të fundvitit, edhe këtë vit duke ndjekur traditën e përvitshme, “Bankers Petroleum Albania”, kompania më e madhe në vend që operon në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës në bashkëpunim me Bashkitë e Patosit, Roskovecit dhe Fierit u kujdes që të shpërndante 150 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Kjo ndihmë kryhet me synim që askush të mos mbetet pas dhe ushqimet kryesore të jenë prezent në familjet e varfra të Patosit, Roskovecit dhe Fierit, si një kartolinë urimi nga kompania “Bankers Petroleum” për festën e ndërrimit të viteve.
Shpërndarja e këtyre ndihmave në bashkëpunim me institucionin e bashkive është vetëm një prej aktiviteteve me karakter social që kompania “Bankers Petroleum” zhvillon për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku edhe operon.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb