TIRANË, 12 gusht/ ATSH/ Nën një atmosferë festive, “Roma” fitoi miqësoren përballë “Partizanit” me rezultatin 2-1. Verdhekuqtë nisën vrullshëm në “Air Albania” sfidën.

Djemve të Murinjos i mjaftuan vetëm 12 minuta për të gjetur golin. Elsharaui shmangu portierin e të kuqve me një parabël fantastike.

Djemtë e Murinjos nuk ndalen me kaq. Në minutën e 26’, ishte Belloti që dyfishoi shifrat. Ndërkohë në pjesën e dytë, “Partizani” ngushtoi shifrat në minutën e 85’ përmes një 11-metërshi, të kthyer në gol nga Cara. Por pas këtij goli rezultati nuk do të ndryshonte më. Verdhekuqtë mbyllin këtë prag sezon me një fitoren në “Tiranë”.

Ndeshja në “Air Albania” u zhvillua nën një atmosferë festive, në një stadium të mbushur totalisht, me mbi 18 000 sportdashës. Sfida nisi nën notat muzikore të reperit të njohur Noizy.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.