Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

5 months ago 9

Antonio Rudiger ka përfunduar në rrjetet sociale shkaku i festes së tij të veçantë pas fitores së Real Madridit ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe të garës elitare evropiane për klube.

Fitorja e çmendur në minutat e fundit të ndeshjes ka bërë që edhe festa të jetë e çmendur nga lojtarët dhe tifozët e Los Blancos.

Qendërmbrojtësi gjerman, një nga lojtarët më karizmatikë dhe me lidhjen më të madhe me tifozët e skuadrës së Real Madridit, Rudiger, nuk donte të humbiste festën ‘zinxhir’ të shokëve të tij në një prej sfondeve të Bernabeut.

Rüdiger trying to catch up to the rest of the players with his iconic run. 😂🤍

pic.twitter.com/OppusEL6c1

— TC (@totalcristiano) May 8, 2024

Dhe për ta bërë këtë, ai lëshoi një sprint nga një zonë në tjetrën… me stilin e tij të veçantë të vrapimit!

Festa e Rudiger është bërë virale tashmë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Read Entire Article