Policia në Fier ka shpallur në kërkim tre persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kamerierit të një lokali.
“Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasit A. K., 53 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte kamerierin e lokalit të tyre, për motive të dobëta”, njofton policia.
Po ashtu, një 51-vjeçar në Divjakë ka kallëzuar në polici se i kanë vjedhur makinën.
“Në Komisariatin e Policisë Divjakë është paraqitur shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, i cili ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb