“Fillimi i lançimit të botës serbe”, Basha akuzon Serbinë: Skenar për të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

1 year ago 14

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ngjarjen më të fundit nga veri i Kosovës, ku një grup i armatosur sulmuan ditën e diel Policinë e Kosovës, ku për pasojë humbi jetën një efektiv.

Në një intervistë për ‘Open’ në News24, Basha e cilësoi këtë ngjarje një skenar sekret, përmes operacioneve speciale, që Serbia të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Ai akuzoi përfshirjen e qeverisë serbe në këtë skenar.

Mes të tjerash ai tha se është fillimi i lançimit të botës serbe.

“Kjo ngjarje është shpalosje e një skenari sekret, për të bërë ndarjen defacto të Kosovës, për të pushtuar Veriun e Kosovës. Skenari është i qartë, ndarje defacto e Kosovës, përmes paramilitarëve. Është fillimi i lancimit të skenarit të botës serbe. Synimi është të bëhet lëvizja e parë kundër konjukturës së NATO-s në Ballkan.

Plan dhe strategji e hartuar prej shumë kohësh nga Kremlinin. Skenari është në shpalosje prej kohësh, por akti i parë ishte marrja me forcë e Veriut. Dështimi i këtij skenari, meritë e faktorit euroatlantik dhe policisë së Kosovës, që iu përgjigj me efektivitet”, u shpreh Basha.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article