Fillimi i sezonit më i keq i Lewandowskit në nëntë sezonet e fundit

11 months ago 28

Robert Lewandowksi të shtunën do të ketë mundësinë t’i rikthehet golave ndaj Real Sociedad, pasi sulmuesi polak do të rikthehet në fushë pas rikuperimit nga ndrydhja e këmbës së majtë.

Gjithçka tregon se ai do të nisë si titullar dhe polaku dëshiron tu kthehet disa numrave që i kishte më herët.

Ish-sulmuesi i Bayern Munich dhe Borussia Dormund ka gjashtë gola dhe tre asistime në 11 ndeshje.

Vitin e kaluar, i pari i tij si lojtar i Barçës, ai regjistroi dyfishin e golave ​​me 12 gola në të njëjtat ndeshje.

Ai kishte shënuar më shumë se 10 gola në dhjetë ndeshjet e tij të para për katër sezone radhazi.

Me ekipin e tij të mëparshëm, Bayern Munich, të gjitha fillimet e tij në sezon ishin më të mira për sa i përket golave, përveç vitit të parë.

Pra, për të gjetur një fillim kaq ‘të dobët’ duhet të kthehemi 9 sezone pas. Atë sezon ai e mbylli me 25 gola.


10 ndeshjet e para të sezonit të Roberto Lewandowskit

2023-24 – 6 gola dhe 3 asistime në 10 ndeshje

2022-23 – 12 gola dhe 3 asistime / 32 gola në fund të sezonit

2021-22 – 13 gola dhe 1 asistim / 50 gola në fund të sezonit

2020-21 – 14 gola dhe 5 asistime / 48 gola në fund të sezonit

2019-20 – 14 gola / 55 gola në fund të sezonit (rekord)

2018-19 – 8 gola dhe 2 asistime / 40 gola në fund të sezonit

2017-18 – 11 gola / 41 gola në fund të sezonit

2016-17 – 9 gola dhe 2 asistime / 43 gola në fund të sezonit

2015-16 – 14 gola dhe 2 asistime / 42 gola në fund të sezonit

2014-15 – 2 gola dhe 2 asistime / 25 gola në fund të sezonit


/Telegrafi/

Read Entire Article