Fillimi i vështirë e bëri të fortë dhe tani është lider te Schalke, Blendi Idrizi flet për formën e shkëlqyer: I shpëtojmë rënies, mezi pres rikthimin te Kosova

8 months ago 25

Pas një fillimi shumë të shtirë të sezonit duke mos luajtur, Blendi Idrizi ka filluar të bëhet lojtar vendimtar te Schalke 04.

Mesfushori nga Kosova ka zënë vend në formacionin bazë të klubit gjerman, ku po tregohet vendimtar me lojërat e tij të mira, madje duke shënuar e asistuar me fanellën e klubit të madh gjerman.

Në momentin kur Schalkes i duhet më së shumti forma e lartë e lojtarëve, Blendi është aty duke shkëlqyer dhe duke e ndihmuar skuadrën e tij ta kaloj periudhën e errët.

25-vjeçari ishte i padëshiruar te Schalke pazi vinte nga huazimi te Jahn Regensburg, por ai nuk u dorëzua në asnjë moment, pasi punoi jashtëzakonisht shumë për t’ia ndërruar të gjithëve mendjen dhe të bëhet një nga pikat kyçe te skuadra e madhe gjermane.

Idrizi ka dhënë një intervistë për Telegrafin ku ka folur rreth formës së tij të mirë, objektivat që ka me klubin dhe pret rikthimin te Përfaqësuesja e Kosovës pasi kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga ndeshja e fundit dhe afër një vit nga grumbullimi i fundit.

“Ka qenë një fillim shumë i vështirë, pasi kisha probleme muskulare, por edhe shkaku i trajnerit pasi mund të them se nuk isha lojtari i tij ii preferuar dhe nuk kisha hapësira. Megjithatë unë në asnjë moment nuk jam ndalur kam punuar shumë në mënyrë që mos të rikthehem në një futbollist të rëndësishëm për klubin”, tha fillimisht Idrizi.

Ai tani ka kthyer formën më të mirë ku është bërë një titullar i rëndësishëm te Schalke 04, skuadër që është në krizë të madhe financiare dhe po lufton për të siguruar mbijetesën në Bundesliga 2.

“Jam në formë të mirë dhe kjo më bën të lumtur. me ndryshimin e trajnerit më është dhënë mundësia dhe kamë dhënë maksimumin duke ndihmuar skuadrës”, vazhdon tutje mesfushori gjilanas.

Ditë më parë në mediat gjermane u raportua se Schalke 04 po kalon nëpër një krizë financiare dhe nëse bie nga Bundesliga 2, atëherë do të kaloj në futbollin amator pasi nuk mund të luaj në Bundesliga 3, por Idrizi është i bindur se do t’ia dalin ta shpëtojnë klubin nga rënia.

“Të gjithë lojtarët janë në formë, dhe jam i sigurt se në fund do t’ia dalim dhe nuk do të lejojmë rënien e Schalkes në nivele të ulëta. Së fundmi kemi marrë një fitore të rëndësishme që ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në moralin e skuadrës dhe të gjithë besojmë se në fund do t’i shpëtojmë rënies”, vazhdoi tutje Idrizi.

Kosova ka shumë nevojë për mesfushor dhe tani Blendi është në formë të shkëlqyer dhe pret rikthimin te Dardanët pas një kohe të gjatë. Ai mezi pret të rikthehet te Kosova dhe ta ndihmojë vendin e tij në ndeshjet e ardhshme.

“Normal më ka munguar Kombëtarja në këtë periudhë sa nuk kam qenë i ftuar. Besoj se do të rikthehem dhe mezi pres që ta vesh sërish fanellën e vendit tim. Ashtu si çdo lojtar që dëshiron të luaj për vendin e tij njësoj jam edhe unë. Pres ftesë në muajin mars dhe ta ndihmojë Kosovën për të arritur rezultate pozitive”, u shpreh Idrizi.

Ai është grumbulluar nga Kosova në vitin 2020 dhe ka gjashtë paraqitje me Dardanët.

Krejt në fund mesfushori flet edhe për objektivat personal dhe ato ekipor që ka.

“Objektivi është të luaj sa më shumë dhe ta ndihmojë skuadrën me gola dhe asistime. Shpresoj pikë së pari mos të kem lëndime pasi ajo është e rëndësishme. Sa i përket ekipit objektivat janë të qarta, ta shpëtojmë Schalken nga rënia dhe po e përsërisë se këtë do t’ia dalim në fund”, tha për Telegrafin Idrizi. /Telegrafi/

Read Entire Article