Finalja e ‘shpresave’ për Euro 2023, Spanja do të përballet me Anglinë

1 year ago 30
Reklamë
20:10 06/07/2023

Spanja U21 do të përballet me Anglinë në finalen e Euro 2023 të shtunën. Iberikët e rinj dhuruan një paraqitje mjaft të mirë kundër Ukrainës duke i mundur 5:1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale që u zhvillua në Bukuresht.

Kjo ishte gjysmëfinalja e 11-të e Spanjës U21 në Kampionatin Evropian që po organizohet në Gjeorgji dhe Rumani.  Bashkë me Italinë, iberikët kanë nga pesë tituj evropian, ndërsa së fundmi e fituan këtë garë në vitin 2019.

Spanja ka shënuar 13 gola në pesë sfida radhazi në kompeticion.  Ndërkohë që Anglia U-21 mundi Izraelin 3-0 dhe do të kërkojnë të fitojnë europianin e parë në 3 dekada.

Anglezët janë skuadra e vetme e kompeticionit që nuk ka pësuar asnjë gol deri më tani. Finalja do të luhet në “Axharabet Arena” në Gjeorgji.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article