Finlanda rihap kufirin me Rusinë

10 months ago 21
12:14 14/12/2023

Autobusët e parë u nisën nga Shën Petërsburg ndërsa vendimi u mirëprit edhe nga qytetarët

Autobusët e parë u nisën nga Shën Petersburg ndërsa Finlanda rihapi kufirin pas një mbyllje dy javore.

Finlanda mbylli të gjitha pikat kufitare, përveç pikës më veriore në kufirin e saj me Rusinë për të ndalur një fluks azilkërkuesish në vendin nordik. Sipas autoriteteve të emigracionit, azilkërkuesit vijnë nga një sërë kombesh duke përfshirë Jemenin, Afganistanin, Kenia, Marokun, Pakistanin, Somalinë dhe Sirinë.

Rreth 900 azilkërkues hynë në Finlandë nëpërmjet Rusisë në nëntor. Helsinki ka thënë se Rusia po i dërgon njerëzit drejt kufirit në shenjë hakmarrjeje për vendimin e saj për të rritur bashkëpunimin e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe vendimin e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, një akuzë që Kremlini e mohon.

“Më vjen shumë mirë që kufiri është rihapur dhe ne të gjithë tani mund të shkojmë të shohim të afërmit tanë, dhe ata gjithashtu mund të na vizitojnë dhe të vijnë këtu.”

“Unë do të shkoja në Kopenhagen te nipërit e mi dhe do të kaloja kohë me ta. Papritmas ata mbyllën kufirin, ishte e tmerrshme.”

Finlanda ka kërkuar 60 oficerë të Frontex-it ku 10 do të jenë të stacionuar përgjatë kufirit të saj prej 1,340 kilometrash me Rusinë. Kremlini paraqiti një notë proteste për mbylljen e pjesshme të kufirit të Finlandës, duke thënë se vendimi pasqyron qëndrim anti-rus.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article