“Fitore historike në Kukës, por i vodhën”/ Rama ironizon opozitën: Bjerini tastierës dhe shani Ramoviçin më shumë se Vuçiçin

1 year ago 32

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer tonet sarkastike përkundrejt opozitës të cilët herëpashere e kanë akuzuar për lidhje me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Rroftë sebepi i Serbisë dhe sulmoni Edvin Ramoviçin e Shqipërisë”, tha Rama duke u ndalur tek fitorja e pakontestueshme e demokratëve të Berishës në Kukës, ku pavarësisht arritjes historike, rezultati u vodh nga dora e Vuçiçit.

“Kush nuk ka mizë nën kësulë, dhe kush nuk ka gurë për të hedhur pa e fshehur dorën bën luftën civile kur është për të bërë luftën, dhe bën paqen asnjëherë kur duhet të bëjnë paqen.

Ata që harrojnë se pa Ramushat e të tjerët s’do kishin lirinë e fjalës, ku sot shahen shqiptarë me shqiptarë që ka degraduar si luftë civile që e merr fryëzimin këtu.

Tjetri sulmohet për t’i rrëzuar personalitetin dhe jo argumentin. Rroftë sebepi i Serbisë dhe sulmoni Edvin Ramoviçin e Shqipërisë. Bjejini fortë daulleve dhe trastierave për të luftuar me Ramoviçin më shumë sesa me vetë Vuçiçin. Ajo që dua t’ju kujtoj është se këtu në Tiranë vetëm në këtë mënyrë bëhen fitoret e armatës. Me imagjinatën e së shkuarës ata që mendojnë se do jenë në të ardhmen.

Sikurse bënë në Kukës, ku diskutarët arritën një fitore historike, edhe pse rezultati u vodh nga dora e Vuçiçit. Por ata fituan ama, ashtu sikurse fitojnë gjithmon. Por megjithatë fitorja ishte më e fortë dhe do jetë edhe më e fortë në zgjedhjet e ardhshme, do ta shikoni”- tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se “Serbinë jo vetëm jemi të detyruar ta kemi fqinjin tonë matan Bjeshkëve, por jemi të detyruar për ta konsiderojmë sa i përket çështjeve të sigurisë kombëtare.

“Shqipëria nuk e ka të mundur të bëhet pjesë e asnjë politike ditore që mund të dobësojë poziocionin tonë ndërkombëtar. Këtu nuk jemi në një lagje që ndajmë kush është ku. Procesi i Berlinit, gëzon mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe për here të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Shqipëria është shtet me një pozicionim gjithnjë e më të konsoliduar.

Me grupin e qerbelasë më ndan diçka sa e thjesht aq edhe serioze si Shqipëria si shembull i kahershëm i paqes dhe stabilitetit në rajon, ku shqiptarët janë më të respektuar si asnjëherë më parë në historinë e tyre. Dhe si asnjëherë më parë edhe këtu, edhe në Kosovë, edhe në Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut e kemi ne në dorë sesi ecim përpara”- tha Rama.

Top Channel

Read Entire Article