Fitore komode në ndeshjen e parë gjysmëfinale nga Juventusi përballë Lazios në Kupën e Italisë

3 months ago 14
Reklamë

Juventusi ka fituar ndeshjen e parë përballë Lazios në gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte një lojë e luftuar nga të dyja anët, që krijuan dhjetëra raste shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Në 45 minutat e dytë ishte një tjetër frymë, ku u shënuan dy gola dhe ato erdhën nga Zonja e Vjetër.

Në minutën e 50-të, Andrea Cambiaso e gjeti për mrekulli Federicio Chiesan, që doli përballë me portierin e Lazios dhe e mposhti me lehtësi.

🚨🇮🇹 GOAL | Juventus 1-0 Lazio | Chiesa

CHIESA HAS GIVEN JUVENTUS THE LEAD!pic.twitter.com/0hJ59E6SM9

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 2, 2024

Pas 14 minutash lojë nga goli i parë, Bianconerët shënuan edhe të dytin.

Ishte Weston McKennie që asistoi te Dusan Vlahovic, që realizoi për 2-0, duke i dhënë kështu Juventusit një komoditet më të madh.

🚨🇮🇹 GOAL | Juventus 2-0 Lazio | Vlahovic

VLAHOVIC DOUBLES THE LEAD !!!!!!pic.twitter.com/kJEoOfQ4xF

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 2, 2024

Vendasit kishin edhe mundësi të tjera që të realizonin edhe të tretin, por që sulmuesi serb dështoi në minutën e 85-të të bënte goditjen finale, duke komplikuar më shumë aksionin që më pas u prit nga portieri i Lazios.

Me këtë rezultat, Juventusi shkon në ndeshjen e dytë me një epërsi komode dhe synon të arrijë finalen, aty ku do të përballet me fituesin e duelit tjetër në mes të Fiorentinës dhe Atalantas. /Telegrafi/

Read Entire Article