Shqipëria barazoi me Çekinë mbrëmjen e së enjtes në Pragë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh i kënaqur me rezultatin.
Ai u shpreh i kënaqur edhe me reagimin e skuadrës pas sfidës. Për presidentin e FSHF-së tashmë kombëtaren e pret një ndeshje e vështirë me Poloninë që ai uron ta fitojmë.
Armand Duka: Jam i kënaqur, jam i gëzuar me rezultatin, pavarësisht mendoj se nëse do ta kishte pasuar më mirë topin për Bajramin mund edhe ta kishim fituar lojën. Tashmë pas ndeshjes kam qenë në dhomat e zhveshjes. I përgëzova. Jam kënaqur sepse futbollistët nuk ishin të ekzaltuar nga ky rezultat sepse kërkojnë akoma më shumë dhe kjo më vjen mirë. Tani na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë në Tiranë kundër Polonisë, dhe ekipi ka filluar të mendojë për këtë. Uroj që ta fitojmë ndeshjen në shtëpi. Do kemi më shumë mbështetje, do kemi gjithë Shqipërinë që do mbështesë ekipin kombëtar. Uroj dhe shpresoj që të shkojmë drejt fitores. /tvklan.al
Të ngjashme