Fjalët e David Moyesit i ‘shuajnë’ shpresat tifozëve të Arsenalit për të fituar Ligën Premier

5 months ago 9

Tifozët e Arsenalit kanë mbetur të befasuar me fjalët që David Moyes tha para ndeshjes së West Hamit me Manchester Cityn të dielën.

Moyes do të drejtojë West Hamin për herë të fundit pasi do të largohet nga klubi për herë të dytë.

Së fundmi ai korri fitore në ‘London Stadium’ duke mposhtur me rezultat 3-1 Luton Toën të shtunën, ndërsa West Hami do të luajë mysafir i Cityt në xhiron e fundit të Ligës Premier.

Fitorja e Arsenalit në udhëtim ndaj Manchester United do të thotë se kampioni do të vendoset në xhiron e fundit, por duke mos lënë anash se çfarë rezultati do të marrë City nesër (e martë) ndaj Tottenhamit.

Pasi dëgjuan fjalët e Moyesit në konferencën për shtyp, tifozët e Arsenalit nuk kanë shumë shpresa për të fituar titullin.

“It’s be difficult stopping their U14’s” 😆

David Moyes doesn’t appear to hold too much hope of West Ham stopping Manchester City winning the Premier League title ⬇️ pic.twitter.com/8B1vetkOYX

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 13, 2024

“Do të ishte e vështirë të ndalim edhe grupmoshat U14 të Cityt për të fituar titullin mendoj. Unë iu kam thënë lojtarëve, ne do të bëjmë të pamundurën që të jemi profesionist, kjo është fjala që kam përdorur. Ne do të bëjmë më të mirën që mundemi”, ka thënë Moyes.

West Hami ishte përballur me Cityn në xhiron e fundit të sezonit 2013/14 ku gjatë asaj kohe gara për titull ishte me Liverpoolin.

Ata nuk ishin në gjendje që ta prishin festën e Cityt pasi ‘Qytetarët’ fituan me rezultat të pastër 2-0 me golat e Samir Nasri dhe Vincent Kompany.

Një tifoz shkroi në platformën X: Ai tashmë është dorëzuar.

Një tjetër shtoi: Moyes është në pushime për këtë ndeshje.

Një i tretë tha: Imagjinoni ta pranoni humbjen në konferencë për shtyp. Çfarë dështaku!./Telegrafi/

Read Entire Article