Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” nga gazetarja Nisida Tufa në News24, foli për protestën e thirrur nga opozita të hënën dhe kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pjesë nga intervista në studio:
A keni ndjerë ju mbështetjen e militantëve?
Paloka: Të gjitha tentativat bëhen për të nxjerrë jashtë politikës Berishën. Ndaj vendosëm të ketë protestë të hënë. Ka pasur dhe reagime nga militantët.
Në këtë pjesë Basha nuk futet fare dhe nuk mund të përdoret si argument. Basha nuk është opozitë, nëse ka njerëz që e shohin Bashën ende në opozitë, ose janë shumë naivë, ose duhet të ndryshojë numrin e syzeve. Ka arritur puna që Rama nuk lodhet të na sulmojnë ne. Seancat kur në protestojmë nuk del na akuzon, por dalin të Bashës. Basha ka zëvendësuar Fugën, komandat ka Ballën. Ky është niveli i funksionimit. Votojnë çfarë do Rama, e keni parë dhe miratimin e buxhetit. Bënë sikur votuan kundër, ndërkohë bën korium mazhorancës. Kështu që këta nuk llogariten fare te protesta.
Nuk presim që në protestat tona janë të imponuara në një farë mënyrë. Të dala jashtë programit tonë. Të imponuara sigurisht nga veprimet e Ramës dhe të SPAK.
Kjo protestë e së hënës është e lidhur me heqjen imunitetit të kreut të opozitës. Ka dy protesta, ku populli do shprehë mosdakordësinë ndaj një akti. Ka dhe protesta që ka një qëllim të caktuar. P.sh. Rrëzimi i qeverisë, ku duhet përgatitur strategji. Përgatitjet nuk i tregojmë këtu, e as në Parlament.
Pse protestojmë ne në Parlament? Po na shkeljen të drejtat tona. Sensibilizimin ene e kemi arritur në Parlament.
Tym dhe flakë në Parlament, tym dhe flakë duhet të bëhet dhe jashtë. Jemi në diktaturë dhe ka kohë që unë e them. Nuk është ajoi diktatura e Enver Hoxhës, me burgje me internime. Në fakt ka internime se po ikin jashtë.
Si të mos reagojmë kur i hiqet imuniteti deputetit të kreut të opozitës? Për këdo, Berisha po sulmohet nga të gjitha mënyrat. Kjo që po bëhet me Berishën, çfarë pritet të ndodhet me qytetarët e thjeshtë. Militantët e PD-së na kanë vënë në presion pse nuk kemi zhvilluar protesta deri më tani. Nëse nuk reagojmë me të gjitha format, këtu nuk ka rezultatet. Kjo është protestë me një qëllim. Kur një grup i caktuar dhe ka vullnetin nuk e ndal asgjë. Nuk e ndal as Garda, as policia dhe as badigardët.
Tashmë një aksion që po del dhe jashtë Parlamentit, çfarë ka fituar dhe humbur opozita?
Nuk kemi humbur asgjë. Më shumë se kaq nuk na ka çfarë humb. Na ka ngelur burgu dhe jeta. Nuk është më çështje e jona, por e qytetarëve.
Qytetarët e thjeshtë nuk i bëj me faj, pasi kanë frikë nga ky regjim. Ju e dini se çfarë ndodhi me pronarin tuaj. Presion ishte. Para një jave kam dalë nga kryesia e Kuvendit një grua dhe një vajzë mu afruan dhe më pëshpëriti ‘kur do i shporrim!?’. Pëshpëriti dhe iku. Për atë aksion që ne do bëjmë nuk presim që të dalin dhjetëra mijëra qytetarë, por presim të bashkohen më vonë.