Vajzat vlonjate mundën Partizanin 80-79, loja u vendos në fund
Në një ndeshje plot emocione deri në sekondën e fundit, Flamurtari fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra. Loja u zgjidh vetëm falë një koshi të realizuar nga Memushi duke i dhënë fitoren ekipit vlonjat 80-79.
Ndeshja dhuroi rivalitet gjatë gjithë 40 minutave të saj. Në dy fazat e para ishte Partizani që luajti me mirë duke e me shifrat 36-42. Pas pushimit ndeshja nisi me shumë emocione ndërsa Flamurtari rikuperoi me takimin që u luajt pikë për pikë.
Perioda e tretë u mbyll në shifrat 61-61. Në 10 minutat e fundit, të dyja skuadrat kërkuan fitoren.
Në 30 sekondat e fundit Partizani shënon për tre pikë duke udhëhequr 78-79. Por fjala e fundit i takoi Flamurtarit me Memushin që shënoi dhe loja u mbyll 80-79. Në fund Kupa u dorëzua nga presidenti i FSHB-së Avni Ponari ndërsa tek Flamurtari, lojtarët dhe stafi nis festa dhe gëzimi i fitores.
Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra u zhvillua për dy ditë në Vlorë ndërsa në fund Flamurtari festoi.
Klan News
Të ngjashme