Florentino Perez ka emëruar transferimin më të mirë të shekullit tek Real Madridi, ai nuk është Ronaldo

8 months ago 30

Florentino Perez ka ‘injoruar’ Cristiano Ronaldon kur ka emëruar transferimin më të mirë të shekullit tek Real Madridi.

Presidenti i gjigantit spanjoll këtë meritë ia ka atribuar mesfushorit gjerman Toni Kroos, të paktën kështu ka pretenduar agjenti i lojtarit.

Ronaldo iu bashkua Real Madridit nga Manchester United për 80 milionë euro në verën e vitit 2009, dhe aty ka shijuar një aventurë mjaft të suksesshme duke fituar dy here titullin e La Ligas dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Portugezi ka lënë gjurmë në historinë e klubit pasi është larguar si golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit me 450 gola në 438 paraqitje.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm me një histori të madhe të jetës. Ai është një sipërmarrës, por mbi të gjitha mbetet njeri. Ai më ka shpjeguar pse Toni Kroos është transferimi më  i mirë i shekullit tek Real Madridi”, ka thënë agjenti i Kroos, Volke Struth.

Kroos ka luajtur një rol të madh në sukseset e Realit që prej se u bë pjesë e tyre nga Bayern Munichu në vitin 2014, pasi refuzoi ofertën e Manchester United.

Deri më tani gjermani numëron 449 paraqitje për “Los Blancos”, ku ka fituar tre tituj të ligës dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Read Entire Article