Florentino Perez takohet me Endrick pas ndeshjes ndaj Spanjës, zbulohet ajo që ai i tha sulmuesit

6 months ago 14

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka takuar yllin në ardhje të klubit të tij, talentin brazilian Endrick.

Endrick shënoi golin e dytë në paraqitjen e tij të dytë për Brazilin në një barazim emocionues 3-3 kundër Spanjës në Bernabeu.

Florentino Perez ishte i pranishëm në lojë dhe bisedoi pas ndeshjes me të riun në tunelin e stadiumit.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet mirë se çfarë i ka thënë presidenti i Los Blancos, yllit brazilian.

“Të gjithë po të presim këtu”, i ka thënë Perez, Endrickut, në një takim që gjendeshin edhe dy yjet tjerë, Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes.

Përveç Endrick, Perez bisedoi edhe me dy yjet tjerë të Real Madridit, ku edhe mori dhuratë fanellën e Rodrygos.

Ndryshe, Endrick do të bashkohet me Los Blancos në verë, pas transferimit të tij vitin e kaluar për një shifër totale që kalon 60 milionë euro. /Telegrafi/

Florentino to Endrick: “We are waiting for you here.”

pic.twitter.com/ecA3l86IVk

— Real Madrid Info ³⁵ (@RMadridInfo) March 27, 2024

Read Entire Article