Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, e konsideron si një nder dhe përgjegjësi për Arkivat shqiptare që tashmë është pasuruar me një fond të rrallë të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Ai falenderoi familjarët e Kadaresë që ia besuan Arkivës që të ruajnë këtë arkivë deri në momentin e marrjes së një vendimi se çfarë do të bëjnë me këtë fond të veçantë që ka shoqëruar shkrimtarin e madh kudo ai lëvizte, Tiranë, Durrës, Paris.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb