Formula 1/ Norris fiton Sprintin në GP të Brazilit dhe merr dy pikë nga Verstappen

1 week ago 43

Lando Norris fitoi garën e sprintit në Grand Prix të Brazilit në Sao Paulo këtë të shtunë. Britaniku përfitoi nga një ndihmë e Oscar Piastrit, shokut tij të skuadrës, i cili ia la vendin atij, me kërkesë të McLaren, dy xhiro nga fundi.

Max Verstappen kufizoi dëmtimin, duke kaluar Charles Leclerc (Ferrari) në 18 nga 24 xhiro të garës. Megjithatë, holandezi “vetëm” humb dy pikë në Kampionatin Botëror dhe ruan një diferencë prej 45 pikësh nga ndjekësit.

Madje ai mund të kishte humbur vetëm një pikë ndaj rivalit të tij, pasi pati mundësinë ta kalonte Piastrin në kthesën 4 në xhiron e fundit. Por australiani bëri një frenim në mënyrë të përsosur për të mbajtur vendin e dytë.

Ferrari zuri vendin e katërt dhe të pestë me Charles Leclerc përpara Carlos Sainz. George Russell (Mercedes) zë vendin e gjashtë përpara një Pierre Gasly të shkëlqyer (7-ti), i cili shfrytëzoi maksimalisht kualifikimin e tij të mirë në sprint për t’i ofruar dy pikë Alpine. Sergio Perez (Red Bull) është piloti i fundit që ka marrë pikë në këtë garë Sprint.

Read Entire Article