FOTO/ 31-vjeçari nga Bilishti në gjendje të rënduar shëndetësore, familja apel për ndihmë: Ndërhyrja kushton mbi 100 mijë euro

1 year ago 45

Ky i ri nga qyteti i Bilishtit ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe shuma është jo pak por mbi 100 mijë euro. 31-vjeçari, Joan Nuni Nasto nga qyteti i Bilishtit u diagnostikua në dhjetor të vitit të shkuar me limfomë difuze me qeliza te mëdha B në stadin IV me infiltrim gastrik.

Pas disa muajsh kimioterapi ne Selanik ne spitalin Theagenio u duk sikur situata kishte përmirësim dhe mjeket i dhanë shpresë për shëndetin e tij.

Por, papritur sëmundja u rikthye me agresive se herën e parë dhe zgjidhja e vetme që japin mjeket është transplanti autolog i qelizave staminale . Ky trajtim me i specializuar do bëhet në spitalin Papanicolau Selanik dhe kushton mbi 100 mijë euro.

“Kjo shume është e papërballueshme për familjen e tyre të cilët para pak vitesh kane humbur dhe babain. Ju lutem kush ka mundësi te ndihmoje sado pak sepse së bashku mundemi të japim shprese për të shpëtuar jetën e një djali të ri”, bëjnë apel familjarët që kanë hapur edhe një llogari në gofundme

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article