Gazetari i News 24, Igli Celmeta raporton të tjera detaje në lidhje me plagosjen te Komuna e Parisit në Tiranë.
Personi në foto është shtetasi E.G, që është dhe autori i plagosjes.
Gjithashtu është zbardhur edhe dinamika e krimit. I plagosuri ka qenë duke ecur, kur autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar.
Zënka dyshohet se ka qenë për arsye banale. I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe në kofshë.
Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneren autorit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i AMP, Florian Sulejmani. AMP po kryen hetimet për ngjarjen, pasi autori është efektiv policie.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb