FOTO/ Vizita e Ramës në Hungari, nga takimi me Vuçiç, tek ai me Zelenskyn dhe të qeshurat me Orban, çfarë ndodhi në Komitetin Politik Europian

2 hours ago 20

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari ku ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. Rama është takuar me disa liderë nga rajoni si dhe Europa.

Një takim i ngrohtë ka qenë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyn. Nuk ka munguar shtrëngimi i duarve me Orban apo Macron. Por kryeministri Rama ka gjetur dhe një kohë për t’u ulur dhe me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç. Gjatë bisedave me Orban nuk kanë munguar dhe të qeshurat.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Budapest, Hungari, për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.

Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article