Autori i arrestuar dhe i identifikuar si 23-vjeçari Blerti Kanushi rezulton person me precedent penal të mëparshëm.
Që prej shkurtit të këtij viti 23-vjeçari ishte në kërkim me masë sigurie nga gjykata. Më datë 6 shkurt të këtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.
Në 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.
Ngjarja u regjistruar më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.
Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua.
Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës.
Teksa policia e Gjirokastër zbardhi krimin dhe arrestoi autorët.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb