Prania e dy ambasadorëve të huaj në seancën e sotme plenare, nuk i pengoi deputetët e ‘Rithemelimit’ të vijonin me skenarin e tyre për krijimin e kaosit në Kuvend.
Teksa këta të fundit kishin rrethuar foltoren duke e bllokuar dhe përdornin zhurmuese, ambasadorët vëzhgonin situatën nga lozha e Kuvendit, ku dhe mbanin shënime.
Ndërkohë, për shkak të kaosit anulua edhe mbajtja e fjalës e presidentit Bajram Begaj.
Top Channel