FOTOLAJM/ Beqaj në SPAK, polici e gjobit për parkim të gabuar. Makina në emër të personazhit ‘kyç’ për hetimet e SASPAK

9 months ago 36

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK. Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish nga policia bashkiake për parkim të gabuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se makina rezulton në emër të Ermal Kurtulajt, personazhi kyç në hetimet e SPAK për SASPAK. Makina ishte vendosur në vijat e verdha, vend që i takon taksive.

Kujtojmë se Beqaj po merret në pyetje nga SPAK për çështjen e sterilizimit, ashtu si 3 ditë më parë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article