FOTOT/ Fredi Beleri lë ambientet e burgut të Fierit, nga qelia, në Francë. Betohet nesër si eurodeputet i PE. Ja çfarë dëshmoi për mediat

3 months ago 8

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e burgut të Fierit, pasi do të betohet nesër si eurodeputet i Parlamentit Europian në Francë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb, Beleri ka dalë nga porta kryesore e burgut të Fierit, atje ku po vuan 2 vite burg nën akuzën e blerjes së votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar.

Ai është pritur në hyrje të ambienteve të burgut nga familjarë dhe makina e ambasadës greke.

Për median greke ai ka pohuar se ishte shumë i lumtur, ndërsa i shprehu falënderime atyre për mbështetjen e dhënë në kaq muaj, duke raportuar lajme për të. “Jam i lumtur e ju falënderoj për mbështetjen që me keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do t’i them në Athinë. Për median shqiptare, do të flas në aeroport.”, tha Beleri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article