Fqinjët alarmohen pas erës së qumështit të djegur, zjarrfikësit gjejnë pajetë gruan brenda banesës në Fier

10 months ago 8

Një e moshuar rreth të 70-ave është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në lagjen “ Kryengritja e Fierit ” ne Fier.

Gazetari Enea Verria bën me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i cili ka hapur me forcë derën dhe paraprakisht u dyshuar se e moshuara nuk kishte shenja jete.

Ndërkohë ambulanca e ka trasportuar drejt spitalit rajonal të Fierit për të bërë ekspertizën. E moshuara është identifikuar si Gjinovefa Toro, 70- vjeçe.

Sipas burimeve e moshuara kishte lënë qumështin në zjarr dhe era e shkrumbuar e tij ka bërë që komshinjtë të alarmohen, ndërsa një orë më parë 70- vjeçarja kishte dalë për të blerë ushqime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article