Franco Foda sot prezantohet si përzgjedh i ri i Kosovës: Nga prezantimi te deklarata dhe gjithçka tjetër

8 months ago 17

Live Prezantimi i Franco Fodas

Franco Foda sot prezantohet si përzgjedh i ri i Kosovës: Nga prezantimi te deklarata dhe gjithçka tjetër

Gjermani Franco Foda do të jetë përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ku në këtë pozitë do ta zëvendësojë Primoz Glihan.

Gjermani do të jetë përzgjedhësi i katërt në krye të Kosovës pas Albert Bunjakut, Bernard Challandesit, Alain Giressit dhe sllovenit Gliha.

FFK ka ftuar konferencë nga ora 14:00 për prezantimin e përzgjedhësit të ri, i cili pritet të jetë Franco Foda.

Rreth konferencës, deklaratave dhe gjithçka tjetër, do t’iu mbajmë të informuar me ato që ndodhin minutë pas minute.

Para 1 min

Franco Foda do të jetë përzgjedhësi i ri i Kosovës: Çfarë formacioni preferon, metodat e punës dhe sukseset e tij

Franco Foda pritet të emërohet përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës, ku në këtë pozitë do ta zëvendësojë Primoz Glihan, të cilit i skadoi kontrata me FFK-në dhe i ndanë rrugët pas një bashkëpunimi disavjeçar.

Trajneri gjerman do të prezantohet sot nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ku me të Kosova shpreson që të luajë në Kampionatin Botëror që mbahet pas dy vitesh.

Për të mësuar më shumë për Franco Fodan klikon në link…

Para 3 min

Emrat e trajnerëve gjermanë që u përfolën për përzgjedhës të Kosovës

Deri më tani janë përmendur disa emra të trajnerëve gjermanë për të marr drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Andre Breitenreiter, Bruno Labbadia dhe Franco Foda janë emrat më të spikatur për të marr drejtimin e Kosovës, por ky i fundit duket se ka qenë më i përshtatshmi për FFK-në.

Lexo lajmin e plotë…

Para 8 min

Para më shumë se një jave austriakët e bënë fakt të kryer, Franco Foda do ta marr drejtimin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë ende pa trajner pas largimit të sllovenit Primoz Gliha i cili ishte i përkohshëm në krye të Dardanëve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur takime të shumta me shumë trajner, por duket se ata kanë vendosur për një gjerman që të jetë në stolin e Përfaqësueses.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi austriak ‘Salzburger Nachrichten‘, trajneri gjerman Franco Foda pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Lexo lajmin e plotë…

Read Entire Article