FSHF, nis kontaktet për licencimet

9 months ago 31
15:40 11/01/2024

Klubet e futbollit me probleme financiare

Financat. Ky është problem kryesor i klubeve shqiptare të futbollit të cila në pak ditë duhet të dorëzojnë bilancet në federatë, por edhe në shtetin shqiptar.

Javën e ardhshme sektori i licencimit në FSHF do të nisë kontaktet direkte me klubet, pas një faze monitorimi që ka nisur në Dhjetor.

“Nga monitorimi që kemi situata është e thjeshtë për disa procedura, për disa kritere, ndërsa më e vështira ngelemi pastaj tek pjesa financiare dhe tek pjesa ligjore. Këtë lloj kriteri ne do t’i kontrollojmë këtë periudhë. Të paktën 3-4 klube në Kategorinë Superiore kanë mangësi”, tha Eduart Gjini, sektori i licencimit, FSHF.

Ana ligjore e problematikave të klubeve shqiptare ka të bëjë me plotësimin e vendeve vakante në administratë për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme. Ndërsa sa i takon financave Gjini shpjegon cilat janë problemet.

“Pjesa financiare konsiston në bilancet, në auditimet e bilanceve, në pagesat e vonuara që kanë klubet karshi individëve, punonjësve, lojtarëve, stafeve drejtuese. Brenda 31 Marsit klubet janë të detyruara sepse është pjesa ligjore e shtetit shqiptar që më 31 Mars të gjitha auditet apo bilancet e të gjitha shoqërive duhet të kenë përfunduar”, tha ai.

Nga ana tjetër federatës i duhet të raportojë çdo gjë në UEFA, pasi klubet duhet të plotësojnë edhe kriteret e vendosura nga ky organizëm për të marrë pjesë në garat europiane.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article