Fshihej në Itali si mekanik, arrestohet shqiptari i kërkuar nga Belgjika për trafik droge, si u ‘pikas’ nga policia

10 months ago 20

Një shtetas shqiptar, 30 vjeç, ndaj të cilit kishte një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet belge për trafik ndërkombëtar droge, është arrestuar në Itali.

Ai kishte rreth një vit e gjysmë që qëndronte i lumtur në Falconara, si mysafir i dikujt në një apartament në qytet.

“Ai kishte edhe një punë si mekanik dhe askush nuk mund të dyshonte për këtë 30 vjeçar shqiptar që ishte kaq i dashur me klientët dhe miqtë. Megjithatë ai kërkohej nga forcat e policisë në gjysmën e Evropës”, shkruajnë mediat italiane.

Ai u arrestua nga karabinierët e njësisë hetimore të Ankonës, të cilët ekzekutuan urdhrin autoriteteve belge, shteti ku shqiptari jetonte para se të mbërrinte në Itali dhe ku sipas akuzës ka kryer krimin e trafikut të drogës.

Prej disa ditësh shqiptari ishte vënë në shënjestër të policisë, e cila ndoqi me kujdes lëvizjet e tij, derisa ata morën masa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article