Fulham feston në “Old Trafford”

6 months ago 21
Reklamë
23:46 24/02/2024

Manchester United befasohet në shtesë dhe humbet pas 4 fitoreve radhazi

Surprizë në javën e njëzetegjashtë të Premier Leauge. Pas katër fitoreve radhazi, Manchester United u mund në shtëpi nga Fulham. Cottagers ndëshkuan “Djajtë e kuq” në shtesë dhe morën 3 pikë të rëndësishme. Pjesa e parë, edhe pse e luftuar, u mbyll pa gola. Miqtë festuan në minutën e 65 me Basej.

Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Meguajër barazoi rezultatin. Por në minutën e shtatë shtesë, Luobi bëri “Old Trafford” të heshtë duke shënuar golin e fitores për Fulham. Sulmuesi kuqezi, Armando Broja e ndoqi këtë përballje nga stoli.

“Djajtë e Kuq” shkojnë në 8 pikë larg vendit të parë, pasi Aston Villa mposhti Nottingham 4-2 dhe shkoi në kuotën e 52 pikëve.  Ndërsa Fulham ka 32 pikë pas 26 takimeve. Në ndeshjet e tjera, Braiton barazoi në shtëpi 1-1 me Everton, ndërsa Kristal Palas mposhit 3-0 Bërnlejn.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article