Futbollist i ri brazilian nën hetim, një vajzë 19-vjeçare ka vdekur pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të

8 months ago 18

Futbollisti i ri brazilian, 18-vjeçari Dimas Candido de Oliveira Filho është nën hetim për vdekjen e një vajze që vdiq pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Futbollisti Corinthians U20 ishte me 19-vjeçaren Livia Gabriele da Silva Matos në banesën e saj dhe gjatë seksit ajo u sëmur kur pa gjak që i rridhte nga organet gjenitale.

Dimas thirri menjëherë një ambulancë dhe kur mjekët erdhën në banesën e saj, konstatuan se ajo kishte pësuar një atak në zemër.

Ajo pësoi një atak të dytë në zemër në ambulancë, dhe më pas dy të tjerë në spital, pas të cilëve vdiq.

Lívia Gabriele morreu após desmaiar em um encontro com o jogador Dimas Cândido de Oliveira Filho. A Polícia busca esclarecer a causahttps://t.co/f0c9tL6A6u

— Terra (@Terra) February 1, 2024

Një autopsi zbuloi se ajo vdiq nga katër sulme në zemër dhe humbje gjaku për shkak të një prerje prej pesë centimetrash në vagjinë.

Policia ka hapur hetime ndaj Dimasit dhe është konstatuar se futbollisti dhe vajza nuk kanë konsumuar alkool apo drogë para aktit suksual.

TEKA TEKI KEMATIAN GADIS MUDA BRAZIL 🚨

Kematian gadis muda asal Brazil bernama Livia Gabriele mengejutkan publik. Pasalnya, dalam kasus tsb terseret nama Dimas Candido de Oliveira Filho, penggawa Corinthians U20.

Dilansir Marca, kepolisian Brazil sedang menyelidiki kematian… pic.twitter.com/T18qHJ9KBA

— MEDIOCLUB (@medioclubID) February 3, 2024

Ata u takuan dy muaj më parë përmes një njohje në Instagram dhe këtë e bëri të ditur edhe Corinthians.

“Ne po ndjekim me vëmendje të veçantë situatën në lidhje me një nga futbollistët tanë. Jemi në dispozicion të hetuesve dhe shprehim keqardhje të thellë për vdekjen e Livia Gabriela da Silva Santos”, ka shkruar klubi i famshëm brazilian. /Telegrafi/

Read Entire Article