Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

5 months ago 7

Lufta mes Manchester Cityt dhe Arsenalit për titullin e kampionit në Ligën Premier ka arritur kulmin.

Arsenali aktualisht është lider i kampionatit me 86 pikë, një më shumë se Man City, por me skuadrën e Pep Guardiolës që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

City do të luaj sonte ndeshjen e mbetur ndaj Tottenhamit, derisa në fund pret West Hamin, një tjetër skuadër rivale e Arsenalit.

‼️ Arsenal fans set off fireworks outside Manchester City's hotel at 2am before their crucial away game against Tottenham. 🎇🧨 pic.twitter.com/avpS1faDiC

— EuroFoot (@eurofootcom) May 14, 2024

Tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale natën e mbrëmshme, në mënyrë që mos të pushojnë lojtarët e Cityt para përballjes me Spurs.

Një grup i tifozëve londinezë kanë vendosur të ndezin fishekzjarrë të shumtë para hotelit ku ishte i vendosur Manchester City në Londër.

14.05.2024🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿Arsenal Ultras (AA19) outside Manchester City hotel at 2am before title deciding game against Tottenham https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/9aIFh5kTfp

— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 14, 2024

Kjo ka ndodhur në ora 02:00 pas mesnatës dhe fishekzjarrët kanë qëndruar ndezur për një kohë të gjatë.

Mbetet të shihet nëse kjo nismë e tifozëve londinezë do t’i ndihmojë skuadrës së tyre të fitojë titullin dhe City do të dështoj sonte ndaj rivalit më të madh të Arsenalit, Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Read Entire Article