Gara e shkathtësive në NBA fitohet nga tre yjet e Indiana Pacers

8 months ago 12

Një tjetër garë interesante është zhvilluar në NBA All Star, ku kanë konkurruar tre skuadra.

Bëhet fjalë për NBA Skills Challange, derisa vendasit e Indiana Pacers kanë pasur një skuadër prej tre personash me yjet Tyrese Haliburton, Bennedict Mathurin dhe Myles Turner.

Dy skuadrat tjera ishin të kombinuara me Paolo Bancheron (Orlando Magic), Anthony Edwards (Minnesota Timberwolves) dhe Victor Wembanyama (San Antonio Spurs) derisa skuadra tjetër ishte e kombinuar me Scottie Barnes (Toronto Raptors), Tyrese Maxey (Philadelphia 76ers) dhe Trae Young (Atlanta Hawks).

The hometown Team Pacers wins #KiaSkills! pic.twitter.com/k7URIB26zw

— NBA (@NBA) February 18, 2024

Dhe së fundi, në garën Skills Challenge, ka festuar skuadra vendase e Indianës, e përfaqësuar nga Tyrese Haliburton, Bennedict Mathurin dhe Myles Turner.

Ngjarja përfundimtare e fundjavës All Star është ndeshja Lindje kundër Perëndimit dhe do të luhet natën e së dielës deri të hënën në orën 2:00 të mëngjesit të ditës së hënë. /Telegrafi/

Read Entire Article