Gara e veçantë në Sarisalltik, konkurrojnë 15 pilotë nga shtete të ndryshme

1 year ago 34
Reklamë
17:28 16/08/2023

Kryeministri Edi Rama quan provë forcë të turizmit

Në shpatet e malit në Sarisatllik të Krujës u zhvillua një garë e veçantë, ku morën pjesë pilotë të makinave të modifikuara sportive nga 15 vende të botës.

Eventi është i regjistruar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe i vlefshëm për Kampionatin e Zonës së Evropës Qëndrore.

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga kjo garë, të cilën e cilësoi një tjetër “provë force” të turizmit shqiptar.

“Gara e veçantë që ngjiti në malin Sarisalltik në Krujë plot 15 flamuj të ndryshëm shtetesh, si një tjetër “provë force” e turizmit shqiptar, potenciali i të cilit shtrihet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë që sapo ka nisur fluturimin, falë vitesh pune e këmbëngulje të madhe për të dalë nga humnera e 10 vjetëve më pare.”

Shqipëria u përfaqësua në këtë garë nga piloti Gentjan Shaqiri.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article