Gara në Serie A për Antonio Conte

9 months ago 27
22:22 05/01/2024

Trajneri italian kërkon të rikthehet në stol, Napoli, Milan dhe Roma duan ta afrojnë

Eksperienca te Totenhemi e më pas periudha e pushimit, i kanë dhënë mundësinë Antonio Kontes që të reflektojë. Dëshira e tij është që të rikthehet e të punojë në Serie A.

Për teknikun italian, rroga nuk ka rëndësi, por ajo që kërkon është adrenalina dhe sfidat që bota e futbollit të jep.

Napoli dhe Milani e duan. Presidenti i të kaltërve De Laurentiis e vlerëson, ashtu si edhe dhe përfaqësuesi i Milan Zlatan Ibrahimovic, raporton Sportmediaset.

Roma është disi më e tërhequr, pasi familja Friedkins nuk i ka vendosur ende për të ardhmen e Jose Mourinho. Aktualisht dueli është midis Napolit dhe Milanit.

De Laurentiis do të provojë në qershor, por s’do ta ketë të lehtë me Zlatan Ibrahimoviç.

Teknikun salentin e intrigon sfida Milan, por duhet bindur presidenti i kuqezinjve Gerry Cardinale që ka porozitur zyrtarët e klubit të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet.

Te Roma, ndryshe nga kuqezinjtë paga e trajnerit nuk është problem. Por verdhekuqtë përmbahen në merkato, nisur nga kufizimet nga Fair Play Financiar.

Por interesimi i tre klubeve të Serie A, tregon se Konte e ka si objektiv rikthimin në stol.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article