Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se aksioni opozitar do të vazhdojë, teksa akuzoi se Garda e Kuvendit ishte e armatosur gjatë seancës së sotme plenare.
“Edi Rama nuk pranon sepse e ka shumë të qartë se ai bashkë me organizatën e tij kriminale që drejton çdo komision parlamentar do të zbulojë vjedhje dhe skandale. Ne nuk do të pranojmë mohimin e këtyre të drejtave, nuk mund të themi se në zbatim të këtyre të drejtave mos të hetojmë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij. Duhet të zbatohet Kushtetuta. Kur unë ju thosha ju, Skapi, ju habiteshit. Organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama. A ndodhi një krim për Skapin. Ju garantoj se në këtë betejë s’ka kthim. Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe deputetët janë të lidhur me popullin opozitar. Një reagim mbarëpopullor. Personi i cili fizikisht u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, ai kishte armë, personi kishte armë. Kjo është e vërteta, e saktësuam. Asnjë lloj stepje, e vërteta është se mbledhja e deputetëve në unanimitet shprehet të vazhdojë pa kthim këtë beteje.”- u shpreh Berisha për gazetarët.
Bardhi nga ana tjetër deklaroi se do të kallëzojë kryeparlamentaren Lindita Nikolla në SPAK për “shpërdorim detyre”
“Është e drejtë e opozitës kërkesa për ngritjen e grupeve hetimore. Është e papranueshme që një kërkese t’i kundërvihesh duke keqpërdorur autoritetin. Sot ishin të armatosur, është shkelje flagrante e ligjit. Sot do dorëzojmë kallëzimin në SPAK ndaj Lindita Nikollës për shpërdorim të detyrës. Kam lexuar sot disa raportime, uroj që të mos jenë të vërtetë që në sallë paska shkuar një prokuror i SPAK. Besoj se dhe zoti Berisha e ka lexuar, unë shpresoj mos jetë i lajm i vërtetë se do ishte shqetësim real mbi besueshmërinë e SPAK. Ju keni qenë aty në sallë, deputetët kanë kryer veprimet në sytë e opinionit publik.”- u shpreh Bardhi.
Top Channel