Gareth Southgate tregon haptas se a do t’i bëjë ftesë Greenwoodit për Kampionatin Evropian

7 months ago 7

Gareth Southgate nuk do ta konsiderojë mundësinë për t’i bërë ftesë Mason Greenwood që të bëhet pjesë e ekipit të Anglisë që do të udhëtojë për në Gjermani, aty ku do të zhvillohet Kampionati Evropian 2024, por nuk ka përjashtuar rikthimin e tij pas kësaj gare.

Greenwood u largua nga Manchester United për tu bërë pjesë e Getafes në formë huazimi, pasi klubi i tij mëmë vendosi që ai të mos vazhdonte si futbollist i ‘Djajve të Kuq’.

22-vjeçari nuk ka luajtur për Unitedin që prej janarit të 2022 për akuza të dhunimit, sjelljes kontrolluese dhe sulmit, akuza këto të cilat u hodhën poshtë më pas në muajin shkurt.

Transferimi i tij tek Getafe po del të jetë i suksesshëm, pasi Greenwood ka shënaur tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 26 ndeshje.

22-vjeçari ka vetëm një paraqitje për Anglinë e cila daton në 2020 dhe duket se nuk do të rikthehet në skuadër gjatë muajve në vijim, pasi Southgate ka frikë se prezenca e tij do të ishte një ‘shpërqendrim’.

“Mendoj se fakti që e lejuan që karriera e tij të fillojë përsëri jashtë shtetit duket se ka qenë një lëvizje e mirë por unë duhet të them se nuk e kam përcjellur atë nga afër”, ka thënë fillimisht Southgate.

“Në këtë moment mendoj se do të ishte një shpërqendrim i madh për ekipin, por do të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”, është shprehur ai.

Paraqitja e vetme e Greenwoodit me fanellën e kombëtares ishte në shtator të vitit 2020, aty ku u fut në lojë nga banka rezervë në fitoren minimale 1-0 ndaj Islandës./Telegrafi/

Read Entire Article