Gati oferta për Lukaku, Interi i ka propozuar Chelsea huazim me të drejtë blerje

1 year ago 70
Reklamë
20:20 03/07/2023

Oferta është në tavolinë dhe do të zyrtarizohet brenda kësaj jave! Interi, që do të fillojë më 13 Korrik punën për sezonin e ardhshëm, nuk mund të presë më dhe dëshiron që të zgjidhë sa më shpejt çështjen Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg është rikthyer te Chelsea për shkak të përfundimit të huazimit. Blutë e Londrës refuzuan që të rinovojnë marrëveshjen për huazimin edhe me një tjetër sezon te zikaltrit të bomberit 30-vjeçar.

Interi është gati që të paguajë pesë milionë Euro për huazimin dhe 30 të tjera në fund të sezonit për ta blerë futbollistin.

Por klubi londinez synim ka vetëm shitjen përfundimtare të Lukakut dhe kërkesa fillestare është 40 milionë Euro.

Në ditët në vazhdim është programuar një video-konferencë mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Chelsea për të diskutuar çështjen.

Ndërkohë Lukaku, pasi refuzoi ofertën e lartë prej 58 milionë Eurosh në vit nga Al Hilal, e që gjithashtu kurrë nuk e ka marrë në konsideratë ofertën e Milanit, po stërvitet në Sardenjë në pritje të lajmeve për të ardhmen e tij.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article