Gattuso shkarkohet nga Marseille

8 months ago 5

Gennaro Gattuso është shkarkuar nga Marseille.

Trajneri italian nuk arriti të tregonte më të mirën e tij te kubi francez, duke u shkarkuar.

Gattuso në pesë ndeshjet e fundit në krye të ekipit të Marsilles mori tri barazime, dy humbje dhe asnjë fitore.

Aventura e tij te Marsille zgjati pak më shumë se katër muaj, ndërsa klubi francez tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Ata duan që Gattuso të pasohet nga Jean-Louis Gasset, deri në fund të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Bregut të Fildishtë do të ketë punë për të bërë, pasi Marsille është në vendin e nëntë me 30 pikë, nëntë më pak se Nice që gjendet në vendin e tretë, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

🚨🔵⚪️ Gennaro Gattuso has been sacked.

Gattuso and his staff have just been informed by Olympique Marseille board
about their decision. pic.twitter.com/4KH1G2UtH1

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 19, 2024

Read Entire Article