Kufizimi i lirisë së Sali Berishës pa autorizim është shkelje e rëndë e Kushtetutës, u shpreh deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat.
“Mbështesim pa rezerva barazinë e kujtdo para ligjit. Kushtetuta e Shqipërisë, në rastin e të zgjedhurve, ka ofruar garanci shtesë. Kur ndaj deputetit kërkohe të vendoset masë, Prokuroria duhet të dërgojë kërkesë në parlament”.
Bardhi theksoi se do të votojë në favor të çdo kërkesë që do të vijë në Kuvend, për të treguar që askush nuk është mbi ligjin.
“Jam njohur me masat për Berishën. Marrja e pasaportës është në shkelje me Kushtetutën. Nxitim i SPAK. Që drejtësia të konsiderohet e pavarur, duhet të kryejë akte me forcën e ligjit, të jetë e pandikuar nga pushteti”.
Top Channel