“Gënjeu për sanksione ndaj Prishtinës në Samit”, Berisha bën deklaratën e fortë: Rama Loboi që Macron të bënte deklaratën për anulimin e vizave të Kosovës

1 year ago 24

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Neës24, teksa tha se Edi Rama ka lobuar që Presidenti Emmanuel Macron të bënte deklaratën lidhur me vizat për Kosovën.

“Edi Rama pasi u mbyll Samiti, hapi mashtrimin se ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë. Padroni i tij i tha varteses së vet t’ia japin këtë dhuratë. Nuk ka kërkuar kurrë sanksione ndaj Serbisë, gënjeu vetëm për të mushtuar kosovarët.

Vizita e parë në histori e një Presidenti francez, padiskutim e jashtëzakonshme, ishte nën ombrellën e Samitit. Edi Rama e njoftoi vizitë tre ose katër ditore, dhe ajo ishte disa orëshe.

Edi Rama loboi në takim që Macron të thoshte deklaratën për vizat… a nuk ishte ky lajmi më i rëndësishëm i vizitës së tij?”, tha Berisha.

BalkanWeb 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article