“Gërdeci”, Mediu: Duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidentit i kërkova…

9 months ago 24

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sa i takon çështjes së Gërdecit.

Ai tha për mediat se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportit në fjalë, ndërsa kjo gjë duhej të ishte bërë nga Prokuroria.

“Ka pasur një mbledhje të Këshillit Kombëtar, të cilët nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes për të krijuar një situatë para se të ndodhte anëtarësimi në NATO. Na u dha paralajmërim se duhet të kishim kujdes për ndonjë ngjarje para se të anëtarësoheshim në NATO. Këto dokumente duhet të ishin deklasifikuar. Di që është kërkuar që të bëhet një eksperiment me atë shkak që ndodhi shpërthimi. Djali i Deliut ka thënë se babai i tij ka qenë në shtëpi dhe se nuk kishte bërë asnjë saldim. Është në interes të Shqipërisë që të bëjë një hetim.”, tha Mediu.

Pyetje: Çfarë nuk është deklasifikuar?
Mediu:
Raporti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raportet apo dokumentet që kanë vajtur për këtë çështje. Duhet të jepen deponimet e tyre. I kam kërkuar presidentit që të na japë me shkrim këtë dokument që ta depozitoj. Këtë informacion duhet ta kishte marrë prokuroria me kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article